Paulo Dybala po e mendon seriozisht largimin nga skuadra e Romës.
Ylli argjentinas ka një ofertë shumë të lartë nga klubi arab Al-Qadisiah prej 20 milionë eurove në sezon.
Ai mbrëmë ka luajtur 22 minuta në sfidën ndaj Cagliarit ku Roma u ndal në barazim pa gola.
Pas ndeshjes trajneri romak Daniele De Rossi u pyet sa i përket lojtarit argjentinas.
“Unë kam folur tashmë për këtë histori. Më 1 shtator do të shohim skuadrën që do ta kem në dispozicion”, ka thenë De Rossi.
Ai tha se do të ketë frikë me një Romë pa argjentinasin.
“Do të kisha frikë nga një Romë pa Dybalan ose pa një zëvendësues nëse ai ose dikush tjetër do të largohej. Nëse dikush largohet dhe ne arrijmë ta zëvendësojmë, atëherë ne punojmë dhe vazhdojmë”, tha De Rossi.
Dybala tek Roma u transferuar verën e vitit 2022./Arbresh.info
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...