Filmi “Bota” nga Iris Elezi dhe Thomas Logoreci vjen me premierë kosovare në Prizren, nesër, e enjte, 14 janar me fillim prej orës 19:30 në DokuKino, njofton Qendra Kinematografike e Kosovës.
“Bota” pati premierën ndërkombëtare në festivalin e madh Karlovy Vary në vitin 2014 dhe ka vazhduar shfaqjen nëpër festivale tjera të mëdha. Deri më tani ky film numëron rreth 24 festivale ndërkombëtare në mesin e të cilave edhe Helsinki International Film Festival, Cottbus Film Festival, Palm Spring International Film Festival etj. Njihet për çmimet e fituara si: “East of the West Award” në Karlovy Vary, “Fipresci Prize” dhe “Çmimin e Publikut” në Reykjavik International Film Festival, “Filmi më i mirë”, “Aktorja më e mirë”, “Muzika më e mirë” si dhe “Çmimi i Publikut” në Albanian Film Week etj.
Në rolet kryesore janë: Flonja Kodheli, Artur Gorishti dhe Fioralba Kryemadhi.
Ky film ka për producent Sabina Kodra dhe bashkëproducent Andrea Stuckovitz dhe Burim Berisha, është prodhim i kompanive ‘ERAFILM’, “Pmi” dhe ‘Flex Film Production’ dhe i mbështetur nga Qendra Kombëtare Kinematografike në Shqipëri dhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion