Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, me ftesë të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Byrosë Kundër-Terrorizmit të Departamentit të Shtetit (ICITAP), po marrin pjesë në Konferencën e vitit 2024 të Shoqatës Korrektuese Amerikane, e cila po zhvillohet në Nashville, Tenesi, SHBA.
“Jam jashtëzakonisht i nderuar që në konferencën ndërkombëtare të Shoqatës Korrektuese Amerikane kam takuar drejtuesit e sistemeve korrektuese të shumë shteteve nga SHBA dhe vende të ndryshme të botës. Gjatë takimeve të zhvilluara në SHBA u rikonfirmua bashkëpunimi i përhershëm dhe vazhdimi i përkrahjes nga institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shërbimin Korrektues”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Në Nashville është hapur edhe panairi ku po ekspozohen pajisje të sofistikuara të sigurisë. “Së bashku me zyrtarët e lartë të ICITAP-it kemi identifikuar pajisje të nevojshme që do të sigurohen për SHKK, si: skanerë, kamera detektuese të telefonave, si dhe shumë pajisje të tjera të sigurisë, të cilat pritet të vijnë në Kosovë gjatë muajit tetor. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri kryesor në zhvillim dhe reformë; përkrahja e tyre është jetike dhe vendimtare për Shërbimin Korrektues të Kosovës”, tha ai.
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe