Google ADS

Muriqi: Ishte shumë e rëndësishme të shënoja kundër një ekipi si Madridi, i cili është më i miri në botë

08:01 | 19 Gusht 2024
D.H

Mallorca mbrëmë arriti të marr një pikë ndaj Real Madridit falë një golit të shënuar nga futbollisti i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Ai u shpall njeriu i ndeshjes në këtë sfidë dhe menjëherë pas ndeshjes analizoi ndeshjen për DAZN, shkruan Arbresh.info.

Fillimisht ai tha se është shumë i lodhur dhe njëkohësisht është e rëndësishme që nisi sezonin e ri me gol sidomos ndaj Real Madridit, të cilin e cilëson klubimin më të mirë në botë.

“Unë jam tmerrësisht shumë i lodhur, por ia vlente. Ishte shumë e rëndësishme të filloja të shënoja kundër një ekipi si Madridi, i cili është më i miri në botë…”, tha ai.

Tutje sulmuesi dardan tha Realin e ka parë nga televizioni kur ka qenë i vogël teksa tani e ndan fushën me ta.

“Duhet të jem i sinqertë, të shënosh kundër Real Madridit është shumë bukur. I kam parë nga televizori kur kam qenë i vogël, tani e ndaj fushën … I thashë Militaos që janë të gjithë të shpejtë, nuk ka lojtarë të ngadalshëm”, deklaroi Muriqi.

Sezonin e kaluar Muriqi ka luajtur 29 ndeshje me Mallorcan dhe ka realizuar shtatë gola e dy asistime./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme