Real Madridi nuk ka arrritur të marr më shumë se një pik ndaj Mallorcas, në ndeshjen hapëse të La Ligas.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, shkruan Arbresh.info.
Madrilenët e nisin më mirë ndeshjen duke shënuar me anë të Rodrygos në minutën e 23-të.
Pjesa tjetër pati tjetër ‘fytyrë’ me Mallorcan që i nisi vrullshëm.
Ishte Vedat Muriqi i cili me një goditje të fuqishme me kokë barazoi rezultatin në 1-1.
Deri në fund të dy skuadrat u munduan të gjenin golin e fitores por pa arritur dot.
Ferland Mendy u ndëshkua me karton të kuq në minutën e shtatë të shtesës pas një ndërhyrje të rrezikshme në Vedat Muriqin.
Reali javën tjetër do të luaj me Valladolidin kurse Mallorca ndaj Osasunës./Arbresh.info
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor