Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Izrael në përpjekjen e tij të fundit për të nxitur një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza.
Udhëtimi i tij i nëntë në rajon që nga fillimi i luftës në tetor vjen disa ditë pasi SHBA paraqiti një propozim të modifikuar që synon të kapërcejë boshllëqet e kahershme midis dy palëve.
Sekretari amerikan i Shtetit do të takohet të hënën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Yoav Galland dhe presidentin Isaac Herzog, sipas një përfaqësuesi të Departamentit të Shtetit që po e shoqëron atë në turneun e tij. Të martën, kreu i diplomacisë amerikane do të udhëtojë në Egjipt ku do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të lartë.
SHBA dhe Izraeli kanë shprehur optimizëm për një marrëveshje që nga rifillimi i bisedimeve në Doha javën e kaluar, por Hamasi thotë se sugjerimet për përparim janë një “iluzion”.
Dallimet thuhet se përfshijnë nëse trupat izraelite do t’u kërkohet të tërhiqen plotësisht nga Rripi i Gazës, siç këmbëngul Hamasi.
Një burim i Hamasit ka thënë për mediat saudite se propozimet përfshijnë mbajtjen e një pranie të reduktuar të IDF përgjatë Korridorit Filadelfi, një rrip i ngushtë toke përgjatë kufirit jugor të Gazës me Egjiptin. Por burimet izraelite i kanë thënë Times of Israel se procedurat e tjera përgjatë kufirit mund të kompensojnë një tërheqje izraelite nga zona në fazën e parë të marrëveshjes.
Presidenti i SHBA Joe Biden tha gjatë kësaj jave “ne jemi më afër se sa kemi qenë ndonjëherë” një marrëveshjeje.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një takim të kabinetit të dielën se negociatat komplekse po zhvilloheshin për të siguruar kthimin e pengjeve, por disa parime duheshin respektuar për sigurinë e Izraelit.
“Ka gjëra për të cilat mund të jemi fleksibël, dhe ka gjëra për të cilat nuk mund të jemi fleksibël dhe ne këmbëngulim në to. Ne e dimë shumë mirë se si të bëjmë dallimin midis të dyjave,” tha ai./abcnews.al
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...