Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka paralajmëruar mot me riga shiu e shkarkime rrufesh në pesë ditët e ardhshme në Kosovë.
Sipas IHMK-së, kryesisht pjesa e parë e javës parashihet të jetë e paqëndrueshme.
Ndërkaq, temperatura maksimale gjatë këtyre pesë ditëve pritet të arrijë deri në 32 gradë celsius.
Parashihen edhe reshje shiu gjatë gjithë javës, e edhe shkarkime rrufesh.
“E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu të përcjellura me rrufe. Disa zona të izoluara rrezikohen nga breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
“E martë – Mot kryesisht i ngjashëm, por me ulje të lehta të temperaturave kryesisht në vlerat e maksimaleve. Parashihen riga shiu të përcjellura me rrufe, ndërsa në zona të izoluara mund të ketë reshje breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 -17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë”.
“E mërkurë – Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende- vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s”.
“E enjte – Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe ndonjë rigë e izoluar shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”.
“E premte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet të ndryshme , me shpejtësi 1-3m/s”./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...