Përfshihet nga flakët një magazinë e braktisur në Mallakastër, në afërsi edhe një fabrikë vaji

21:19 | 18 Gusht 2024
E.G

Një magazinë e vjetër e braktisur është përfshirë nga flakët në fshatin Lavdan të Mallakastrës. Sipas kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj në magazinë ka pasur materiale të ndryshme, përfshirë edhe fuçi vaji.

Magazina rezulton se ka dy pronarë, një nga Buzmadhi i Cakranit dhe tjetri nga Drizari, por që e kanë braktisur prej disa muajsh.

Pranë magazinës ndodhet një banesë dhe një fabrikë vaji ulliri, ndërsa zjarrfikësit kanë vajtur në zonë dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

/rtsh.al/

 

Të ngjashme