Llapi shënon fitoren e parë këtë sezon në Superligën e Kosovës

18:54 | 18 Gusht 2024
D.H

Llapi ka arritur të shënoj fitore në xhiron e dytë të Superligës së Kosovës në futboll ndaj Feronikelit ’74, me rezultat 2-0.

Goli i parë u shënua nga Elvir Gashijani në minutën e 63-të, shkruan Arbresh.info.

Teksa goli i dytë erdhi nga Ahmed Januzi dy minuta pa filluar koha shtesë.

Me këtë fitore llapjanët shënojnë fitoren e parë këtë sezon teksa Nikli mbetet ende pa pikë.

Në dy xhirot e Llapi ka grumbulluar katër pikë ndërsa skuadra nga Drenasi është pa pikë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme