Bllokim trafiku në Komoran të Drenasit pas reshjeve të dendura të shiut

18:36 | 18 Gusht 2024
E.G

Pas temperaturave të larta, reshjet e shiut që kanë përfshirë sot disa zona të Kosovës kanë shkaktuar probleme në trafikun rrugor.

Pamje nga terreni tregojnë se në fshatin Komoran të Drenasit rruga është përmbytur nga ujërat atmosferikë, duke krijuar një situatë kaotike për drejtuesit e automjeteve.

Si pasojë e këtyre përmbytjeve, qarkullimi i automjeteve është ndërprerë, duke shkaktuar bllokim të trafikut dhe krijimin e kolonave të gjata të automjeteve.

Pamjet janë publikuar nga televizioni publik.

Të ngjashme