Google ADS

Përplasen dy Jet Ski në Velipojë, ndërron jetë në spital 19-vjeçari Italian

16:17 | 18 Gusht 2024
E.G

Një 19-vjeçar, turist italian, ka humbur jetën këtë të diel (18 gusht) në Velipojë, pasi u përfshi në një përplasje me Jet Ski.

Sipas Policisë, dy mjeteve lundruese Jet Ski, të drejtuara nga dy të rinj italianë, u përplasën në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë.

Për pasojë, 19-vjeçari me inicialet N. L., mori plagë të rënda dhe u dërgua në spitalin Shkodrës. Fatkeqësisht ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast.

/rtsh.al/

 

Të ngjashme