“Vend lider për investitorë të huaj”, Kurti: Kosova renditet e dyta në Evropë dhe e pesta në botë për zhvillim

15:25 | 18 Gusht 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka publikuar një raport të ri të ‘FDI Intelligence’ nga Financial Times, i cili tregon se Kosova renditet e dyta në Evropë për zhvillim dhe e pesta në të gjithë botën.

Në platformën X, Kurti tregoi se sipas këtij raporti Kosova renditet e 4-ta në botë për përmirësim nga viti në vit nga viti 2022 në 2023.

“Një dëshmi më shumë se progresi demokratik dhe ekonomik në Kosovë ecin paralelisht, duke e bërë vendin tonë një destinacion lider për investitorët e huaj”, shkroi Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme