FSK po mbështet autoritetet civile për menaxhimin e vatrave të zjarrit

14:35 | 18 Gusht 2024
E.H

Forca e sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se janë duke vazhduar me operacionet për fiken e zjarreve në Prevallë dhe zona të tjera të vendit.

Në njoftim thuhet se FSK po mbështet autoritet civile për menaxhimin e vatrave të zjarrit

“Forca e Sigurisë së Kosovës ka vazhduar me operacionet për fikjen e zjarrëve në disa vatra aktive si në Prevallë e zona të tjera në Kosovë, duke mbështetur autoritetet civile në vend, gjatë ditës së djeshme edhe sot po vazhdon menaxhimi dhe shuarja e zjarreve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme