Katër automjete janë përfshirë në një aksident trafiku sot rreth orës 11:00 në Lipjan.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën se në Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 4 automjete. (Dy automjete në lëvizje dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti./Arbresh.info
Kurti refuzon t’i japë notë raportit me Ramën: Në kuptimin e...
Përzgjedhja e mjekut familjar – 1 mjek do të ketë deri 2 mij...
Aksidenti në Badovc, Gashi: Dy trupa u gjetën në ujë, një në...
Përmirësohet situata nga përmbytjet në Vlorë, vijon pastrimi...
Jasir Asani në top formë, shënon sërish për fitoren e skuadr...
Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla ja...