Google ADS

SHBA ‘bllokon’ Britaninë e Madhe, Ukraina nuk lejohet të përdorë raketa britanike në territorin rus

19:35 | 17 Gusht 2024
R J

Uashingtoni duket se po ‘bllokon’ në mënyrë efektive Britaninë e Madhe, që të lejojë Kievin të lëshojë raketa Storm Shadow brenda Rusisë.

Britania e Madhe ka pritur për miratimin e SHBA për më shumë se një muaj, sipas një burimi qeveritar.

Qeveria britanike dëshiron që Ukraina t’i përdorë armët siç dëshiron, por kërkohet konsensus midis SHBA-së, Francës dhe një vendi tjetër të NATO-s, emri i të cilit nuk përmendet.\

Britania e Madhe ishte vendi i parë që furnizoi publikisht Kievin me raketa me rreze të gjatë.

Ndërsa ka lejuar përdorimin e tankeve britanike dhe armëve të tjera në tokën ruse, kufizimet mbeten për raketat./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme