Tri pikë-kalime kufitare për dalje nga Kosova më të ngarkuara

19:34 | 17 Gusht 2024
R J

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për gjendjen e pikë-kalimeve kufitare në Kosovë.

Në pikë-kalimin kufitar në Muçibabë, kolona për dalje nga Kosova është 500 metra e gjatë, duke shkaktuar pritje deri në 70 minuta. Për të hyrë në Kosovë nga ky pikë-kalim, pritjet janë 3-5 minuta.

Në pikë-kalimin kufitar në Merdar, pritjet për dalje nga Kosova janë 50-60 minuta, ndërsa për hyrje janë 5-10 minuta.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për dalje nga Kosova janë 60 minuta, ndërsa për hyrje janë 3-5 minuta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme