Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla ka reaguar ndaj raportimeve që sugjerojnë se personi i vrarë në Ferizaj është familjar i Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani.
Gërvalla e ka quajtur këtë informacion si një fushatë të drejtuar kundër presidentes dhe ka theksuar se policia ende nuk ka një version të qartë për rastin.
“Ende pa u fshirë mirë gjurmët në vendin e ngjarjes dhe pa dalë policia as me një version fillestar të vrasjes së djeshme, Buzhala dhe kategoria e tij, sikur të kishin qenë duke e pritur këtë tragjedi, raketat e sulmit i paskan drejtuar me nxitim kah Presidentja e Republikës së Kosovës. Kjo nuk është as fushata e parë dhe fatkeqësisht as e fundit e pikërisht kësaj kategorie kundër institucioneve të Republikës. Do të shpenzohet dhe venitet ashtu si të tjerat para saj dhe tek qytetarët e Kosovës do të lërë neverinë për nivelin dhe metodat”, shkruan ajo.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?