Paris Saint-Germain ka njoftuar zyrtarisht se ka nënshkruar me talentin Desire Doue nga Stade Rennais.
Kampioni në fuqi i Ligue 1 ka vazhduar me përforcime gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Pas Matvey Safonov, Joao Neves dhe William Pocho, PSG ka nënshkruar edhe me një talent të madh brenda kampionatit francez.
Bëhet fjalë për 19-vjeçarin, Desire Doue, i cili ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028.
“Reprezentuesi i Francës U21, Desire Doue i është bashkuar Paris Saint-Germain nga Stade Rennais në një transferim të përhershëm”.
“Mesfushori 19-vjeçar ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me klubin”, thuhet në njoftimin e parisienëve.
Transferimi i Doue thuhet se i ka kushtuar Paris Saint-Germainit mbi 50 milionë euro. /Telegrafi/
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...