Zjarri përfshin shtëpitë në periferi të Izmirit në Turqi

12:59 | 17 Gusht 2024
A B

Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ibrahim Jumakli, tha se të premten në Turqi kanë rënë 72 zjarre, prej të cilave 45 janë nën kontroll dhe vazhdon ndërhyrja në 27 lokacione. Më e keqja është në qytetin bregdetar të Izmirit, ku zjarri ka mbërritur edhe në zonat e banuara.

Yumakli ka deklaruar se zjarri në Izmir është përhapur në zonat e banuara dhe se 17 shtëpi janë djegur, ndërsa 105 shtëpi dhe 44 kompani është dashur të evakuohen.

Ministri shtoi se zjarri në Bol është vënë dhe se është përhapur shumë shpejt për shkak të erës.

“Ata që e ndezën këtë zjarr janë aktualisht në paraburgim”, u shpreh Jumakli.

Ministria turke e Shëndetësisë njoftoi se deri më tani nga zjarret janë lënduar 78 persona.

Për shkak të nxehtësisë së madhe për tre ditët e ardhshme, Turqia po përballet me rrezik të lartë të zjarreve në pyje, njoftuan shërbimet kompetente./abcnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme