Krasniqi kujton Fazli Grajçevcin në përvjetorin e vdekjes: 60 vjet pa “simbolin e flamurit”

12:00 | 17 Gusht 2024
A B

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi ka përkujtuar Fazli Grajçevci i cili në vitin 1964 i cili u vetë dorëzua kur iu burgosën shokët e lëvizjes për bashkimin e shqiptarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ndau një pjesë të amaneteve të tij që i kishte lënë para se të vdiste.

“Në vitin 1964, kur iu burgosën shokët e lëvizjes për bashkimin e shqiptarëve, në krye me Adem Demaçin, mësuesi i mirë, poeti autentik e atdhetari i vërtetë nga Drenica, Fazli Grajçevci, u vetë dorëzua në polici. Para se të dorëzohej, motrës Hatixhe i kishte lënë vetëm një porosi: “I gjallë nuk dalë nga burgu. Do të vdes për Shqipëri. Gruan e kam shtatzënë. Nëse më lindë djalë, emrin linjani Flamur”, ka shkruar kryetari i PDK-së.

Ndër të tjera, Fazliu në ditën e 14-të nuk u qëndroi më plagëve të rënda që kishte marrë në burg dhe vdes.

“Jeta dhe vepra e Fazliut u bënë inspirim jo vetëm për gjeneratën e tij, por edhe të brezave që do të vinin më pas, si Burim Grajçevci, i cili ende pa përfunduar shkollën e mesme bie heroikisht në betejen e lavdishme të UÇK-së në Koshare”, u shpreh ai.

Me disa vargje Krasniqi nderoi Grajçevci duke i dhënë Lavdi të përjetshme./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme