Vetëm gjashtë muaj punë dhe mund për t’u shërbyer qytetarëve të vendit, pa dallim.
Por, sa është e mjaftueshme periudha gjashtë mujorë për trajnim bazik që ndjekin Policia e Kosovës, flasin ekspertët e sigurisë dhe ish zyrtari policorë.
Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Visar Rrecaj konsideron se afati gjashtë mujor të kaloj në afat një vjeçar.
Sipas tij, do të ishte më efektive që zyrtari policor i cili do të dal në teren do të ishte shumë më profesionale, dhe gabimet eventuale që kanë ndodhur kohëve të fundit edhe me raste fataliteti nuk do të ndodhnin.
“Sa i përket zgjatjes së kësaj periudhe ajo nuk duhet të shkurtohet siç ka ndodhur në dy muaj ose tre muaj sepse është e pamjaftueshme dy muaj ose tre muaj që të trajtohet i gjithë materiali në mënyrë praktike dhe teorike, ajo nuk duhet të jetë kurrë më e shkurtër se gjashtë eventualisht shtatë muaj. Konsideroj se duhet të shtohet që afati gjashtë mujor të kaloj në afat një vjeçar ashtu që një muaj të bëhen trajnime bazike teorike e një muaj në teren, natyrisht kjo do ta rriste koston e trajnimeve por do të ishte më produktive dhe më efektive që zyrtari policor i cili do të dal në teren me detyra po ashtu në mbikëqyrje do të ishte shumë më profesionale dhe gabimet eventuale që kanë ndodhur kohëve të fundit edhe me raste fataliteti nuk do të ndodhnin”, thotë Rrecaj.
Ai thotë se ka paraqitur propozime për përmirësimin e trajnimeve bazike për policët, duke argumentuar se periudha aktuale prej gjashtë muajsh është e mjaftueshme për përvetësimin e materialit të nevojshëm.
“Periudha gjashtë mujore për trajnim bazik që ndjekin Policia e Kosovës është periudhë e mjaftueshme për materialin që është i paraparë për trajnimin bazik.
Kjo periudhë mund edhe të zgjatet, mirëpo për atë material mjafton gjashtë muaj eventualisht shtatë muaj punë intensive trajnim intensiv me tetë orë në ditë e cila është e ndarë me mësim teorik dhe praktik, andaj një periudhë gjashtë mujore për materialin që ekziston atje dhe që është pothuajse gati evropian atëherë është e mjaftueshme që personat ose kandidatet për zyrtarë policor që konsiderohen të aftë psiqikisht dhe fizikisht është e mjaftueshme ta mësojnë të njëjtën’, pohon Rrecaj.
Rrecaj thekson se trajnimet aktuale të kandidatëve për tu bërë polic janë të bazuara kryesisht në metodologjinë amerikane.
“Gjithë trajnimi bazik është ardhur nga sistemi amerikan, sistemi amerikan e ka sjellë këtë metodë të trajnimeve, dallimi mes Kosovës dhe shteteve evropiane është sepse atje janë gjashtë muaj trajnim bazik, në disa vende ka më pak se gjashtë muaj mirëpo një pjesë tjetër p.sh., një muaj në shkollë një muaj në teren duhet të jetë afati apo ndryshimi. Atëherë ne do të shkojmë në atë drejtim që mësimi teorik ta perfeksionojmë me mësim praktik deri në një periudhë një vjeçare”, shprehet Rrecaj.
Ndryshe mendon eksperti i sigurisë, Drizan Shala.
Shala propozon krijimin e një shkolle të mesme policore, ku kandidatët do të mësonin përmbajtjet akademike dhe praktike të nevojshme për të përgatitur më mirë kandidatët për pozitat e tyre të ardhshme.
“Procesi për të përzgjedhur si zyrtar policorë është me shumë se 6 muaj dhe që në praktik është 18 muaj duke shtuar këtu periudhën e terrenit kur zyrtaret policore pas përfundimit të akademisë marrin vetëm role observues në periudhën e trajnimit fushore siç njihet në praktik. Kosova do të duhej të hartoje një plane afatgjate të periudhës akademike duke futur për here të parë pas luftës shkollën e mesme policore ku aty zyrtaret e potencial do të mësonin pjesët akademike dhe pjesët praktike në periudhën e caktuar të kurikulave më bashkëkohore për t’i përgatitur pjesëtarët e se ardhmes për punën e tyre profesionale”, pohon Shala.
Më dy gusht kadetë të gjeneratës së 60-të të Policisë së Kosovës kanë përfunduar trajnimet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Me përfundimin e trajnimit të tyre, këta oficerë të rinj janë të përgatitur për të nisur karrierën e tyre në shërbim të vendit.
Shumë sy janë drejtuar te këta kandidatë të rinj, të cilët do të kenë mundësinë të tregojnë aftësitë dhe përkushtimin e tyre në terren.
Ndryshe, Policia e Kosovës që nga themelimi është institucioni më i rëndësishëm shtetëror që kujdeset për mbrojtjen dhe sigurinë e rendit në vend. PK ka filluar punën më 6 shtator të vitit 1999, ndërsa në këtë vit ka shënuar 25-vjetorin e themelimit të saj./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...