IPK: I dyshuari për vrasjen në Ferizaj u vetëdorëzua

23:08 | 16 Gusht 2024
R J

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se zyrtari policor i cili dyshohet se e kreu vrasjen në dasmën në Bibaj të Ferizajt është arrestuar.

Në një njoftim zyrtar të IPK-së thuhet se bazuar në informacionet fillestare dyshohet se zyrtari policor i dyshuar në këtë rast kishte shkuar në një restauran ku po mbahej një ceremony martesore dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë .

Tutje IPK bën me dije se I dyshuari është dorëzuar vet në polici.

“I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) pas kryerjes së veprës penale  është vetdorëzuar në Stacionin Policor të Ferizajt ku edhe ka dorëzuar armën zyrtare e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. I dyshuari është arrestuar (dhe suspenduar) dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor të Kosovës.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitet tjera policore do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtij incidenti të rëndë”./Arbresh.info/

Të ngjashme