Google ADS

Vrasja në dasmën në Ferizaj, i dyshuari një zyrtar policor

21:39 | 16 Gusht 2024
R J

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një sallë dasmash në Ferizaj, ku dyshohet se një person u vra me armë zjarri.

Vrasja dyshohet se është kryer nga një  zyrtar policor.

Kështu ka thënë për Arbresh.info Kushtrim Hodaj, kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK) i cili ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen e ndodhur në Ferizaj është një zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt.

Hodaj ka njoftuar se ekipet e IPK-së janë mobilizuar dhe janë nisur për në vendngjarje për të hetuar rastin.

Sipas tij, dyshohet se vrasja është kryer me një armë zyrtare.

“Po mund të konfirmojmë se i dyshuari për vrasjen është zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt. Ekipet e IPK-së janë njoftuar dhe janë nisur për vendngjarje”, ka deklaruar Hodaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme