Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, nënshkroi sot një dekret për faljen e 30 të burgosurve politikë të dënuar për “krime në lidhje me protestat”, njoftoi agjencia shtetërore Belta.
Lista përfshin 14 gra dhe 16 burra, disa prej të cilëve janë në moshën e pensionit ose vuajnë nga “sëmundje të rënda”. Agjencia e lajmeve shtoi se të gjithë të dënuarit ishin penduan dhe u angazhuan “t’i binden ligjit” pasi pranuan fajin e tyre.
Falja e Lukashenkos është “një shans për këta persona që të rehabilitohen përpara shoqërisë dhe shtetit”, thuhej në artikull./abcnews.al
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...