Deputetët e parlamentit të Turqisë u përleshën me grushte të premten. Një deputet i opozitës u sulmua pasi bëri thirrje për lirimin dhe pranimin në kuvend të kolegut të tij Can Atalayt, i burgosur për organizimin e protestave antiqeveritare.
Në pamje shihen deputetët e partisë në pushtet, AKP, teksa nisen drejt foltores duke e sulmuar deputetin opozitar Ahmet Sik. Më pas edhe dhjetëra deputetë të tjerë u përfshinë në përleshje.
Atalay është dënuar me 18 vite burg më 2022 mbi akuzat se është përpjekur të rrëzojë qeverinë përmes organizimit të protestave mbarkombëtare në Parkun Gezi më 2013 së bashku me filantropin Osman Kavala, gjithashtu i burgosur dhe gjatë persona të tjerë. Të gjithë i mohojnë akuzat.
Pavarësisht burgosjes, Atalay u zgjodh deputet në maj të vitit të kaluar me Partinë e Punëtorëve të Turqisë (TIP). Parlamenti ia hoqi mandatin, por më 1 gusht Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm vendimin për përjashtimin e tij.
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër