Policia në Prishtinë ka njoftuar se nga 1 gushti deri më sot janë kryer kontrolle në disa lokacione në rajonin e Prishtinës.
Gjatë kësaj periudhe, janë sekuestruar 13 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në ahengje familjare.
Për këto raste, janë arrestuar 12 persona, prej të cilëve pesë janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Sekuestrohen 13 armë zjarri në ahengje familjare
Nisur nga fakti se akoma është prezent si dukuri, përdorimi i armëve të zjarrit në ndeja dhe ahengje të ndryshme, strukturat operative rajonale të policisë po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie.
Policia e Rajonit të Prishtinës, konform detyrimit ligjor që ka, obligohet që në rastet e tilla të filloj kërkimin për armët e përdorura në rast, të ndaloj kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar ato dhe personat e dyshuar dhe në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla.
Që nga data 1 gusht deri sot, kontrolle të tilla janë realizuar në lokacione të ndryshme të Rajonit të Prishtinës, ku janë sekuestruar 13 armë zjarri të cilat dyshohet të jenë përdorë në ahengje familjare.
Lidhur me rastet janë arrestuar 12 persona prej të cilëve 5 janë dërguar në mbajtje.
Andaj mbështetur mbi këtë bazë, apelojmë të gjithë qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...