“Në TikTok ofendoi dhe përhapi urrejtje ndëretnike”, Prokuroria ngrit aktakuzë kundër një personi

14:53 | 16 Gusht 2024
E.K

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit S.Z për veprën veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit”.

Sipas njoftimi për media bëhet e ditur se sipas aktakuzës i pandehuri S.Z ka nxitë, përhapë publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare në atë mënyrë që përmes rrjetit social TikTok ka fyer, ofenduar dhe përhapur urrejtje ndëretnike.

Njoftim i plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit S.Z. në drejtim të veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141 par.1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës i pandehuri S.Z ka nxitë, përhapë publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare në atë mënyrë që përmes rrjetit social Tik-Tok ka fyer, ofenduar dhe përhapur urrejtje ndëretnike./Arbresh.info

Të ngjashme