Sot u përurua objekti i ri i Gjykatës Themelore në Gjakovë, ceremoni në të cilën mori pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Kryetarja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes VETËVENDOJE!, Mimoza Kusari-Lila, të cilët u mirëpritën nga Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Nikollë Komani.
Në deklarimin e tij, Kryeministri Kurti tregoi se për të jetësuar këtë kërkesë të kamotshme të punonjësve të Gjykatës dhe qytetarëve të Gjakovës, ka pasur angazhim maksimal gjatë tri viteve të fundit për t’i përmbyllur punimet e nisura që nga viti 2015. Kjo ndërtesë në të cilën u investuan afër dy milionë euro, shënon një epokë të re për drejtësinë në rajonin e Gjakovës, u shtoi ai.
“Bashkë me ministren e Drejtësisë u mirëpritëm nga kryetari Nikollë Komani, i cili me këtë rast na paraqiti hapësirat e reja, të cilat janë të lidhura me ngrohtoren e qytetit; pastaj kanë klimatizim qendror dhe, ku secili prej 18 gjyqtarëve e ka zyrën e vet të veçantë, ndërkaq dy bashkëpunëtorë profesionistë, e kanë një zyrë”, u shpreh kryeministri.
Ndërtesa e re e 31 gjyqtarëve, siç tha kryeministri, do të shënojë një besim të ri në gjyqësorin e Kosovës nëpërmjet efikasitetit, integritetit dhe kushteve të mira fizike të punës, derisa qytetarët e Gjakovës do të kenë vendin për të drejtat e tyre dhe për drejtësinë për rastet e ndodhura.
Duke falënderuar kryetarin Komani për paraqitjen e objektit të ri me shumë përkushtim, kryeministri Kurti i uroi punë të mbarë të gjithë gjyqtarëve, bashkëpunëtorëve profesionist, stafit dhe qytetarëve.
Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:
Ndodhemi këtu në hollin pranues të ndërtesës së re të Gjykatës Themelore të Gjakovës, e cila i ka edhe dy degë, në Rahovec dhe në Malishevë. Është shtëpi për gjithsej 31 gjyqtarë, prej të cilëve 18 janë këtu në Gjakovë dhe ndodhet në të njëjtën rrugë në të cilën është edhe Policia edhe Prokuroria, duke paraqitur kështu një shtyllë tejet të rëndësishme e të vlefshme të shtetit të së drejtës dhe shtetndërtimit demokratik të Republikës së Kosovës.
Bashkë me ministren e Drejtësisë u mirëpritëm nga kryetari Nikollë Komani, i cili me këtë rast na paraqiti hapësirat e reja, të cilat janë të lidhura me ngrohtoren e qytetit; pastaj kanë klimatizim qendror dhe, ku secili prej 18 gjyqtarëve e ka zyrën e vet të veçantë, ndërkaq dy bashkëpunëtorë profesionistë, e kanë një zyrë.
Ndriçimi është shumë i përshtatshëm për punë, pajisjet janë moderne, kushtet janë të dinjitetshme dhe padyshim që ky është një lajm shumë i mirë si për punëtorët e Gjykatës Themelore, gjithashtu edhe për qytetarët e rajonit të Gjakovës.
Këtu isha edhe me kryetaren e Grupit tonë parlamentar, deputeten Mimoza Kusari-Lila dhe me deputetin Agon Batusha, që të sigurohemi që kemi një ndërtesë në të cilën qytetarët e Gjakovës do të kenë vendin edhe për të drejtat e tyre por edhe për drejtësi për çfarëdo që mund t’i ketë ndodhur ashtu që ndërtesa e re të shënoj një besim të ri në gjyqësorin e Kosovës nëpërmjet efikasitetit dhe integritetit që tashmë i ka kushtet e mira fizike të punës këtu.
Kjo ndërtesë ka nisur në vitin 2015, mirëpo është zvarritur tepër gjatë. Në këto tri vite kemi punuar me shumë zell, me investime afër dy milionë euro dhe ja e përuruam më në fund këtë ndërtesë që shënon një epokë të re për drejtësinë në rajonin e Gjakovës dhe sigurisht që u themi punë të mbarë e gëzuar gjyqtarëve, bashkëpunëtorëve profesionist, stafit këtu në përgjithësi në Gjykatën Themelore të Gjakovës dhe të gjithë qytetarëve.
Unë e falënderoj edhe një herë kryetarin Nikollë për këtë mikpritje dhe për këtë paraqitje me kaq shumë përkushtim të këtij objekti të ri ku sigurisht që do të bëhen punë edhe më të mëdha, edhe më të mira për të mirën e të mbarën e qytetarëve./Arbresh.info
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...