Dita e 12-të e zjarrit në zonën e Prespës, vijojnë ende të jenë aktive disa vatra

10:54 | 16 Gusht 2024
A B

Në ditën e 12-të të zjarrit në zonën e Prespës, ka ende disa vatra aktive.

Megjithëse të enjten pati 2 ndërhyrje nga ajri, sërish nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit.

Zjarri ka ardhur nga Maqedonia e Veriut, flakë të cilat rrezikojnë të përhapen dhe brenda kufirit shqiptar.

Situata më e rëndë paraqitet pranë kufirit në Tushemisht. Këtë të premte i është kërkuar MM një helikopter për transportin e zjarrfikësve dhe punëtorëve vullnetare pranë vatrave të zjarrit./abcnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme