Parlamenti i Tajlandës e ka zgjedhur të premten Paetongtarn Shinawatran, vajzën e ish-liderit dhe miliarderit Thaksin, si kryeministre të re të vendit.
Paetongtarn, 37-vjeçare, u bë kryeministrja më e re në moshë e Tajlandës dhe vetëm gruaja e dytë që e mban këtë pozitë, pas hallës së vet, Yingluck.
Ajo u emërua vetëm dy ditë pasi ish-kryeministri, Srettha Thavsin, u shkarkua nga Gjykata Kushtetuese e vendit. Të dy janë nga Partia Pheu e Tajlandës, e cila doli e dyta në zgjedhjet e vitit 2023, por e formoi një koalicion qeverisës.
Paetongtarn përballet me detyrë të vështirë për ta ringjallur ekonominë e ngecur të Tajlandës hde për t’i shmangur puçet ushtarake dhe ndërhyrjet e gjykatave, të cilat i kanë rrëzuar katër qeveritë e kaluara të udhëhequra nga partia e saj.
Ajo do të bëhet gruaja e dytë lidere e Tajlandës dhe personi i tretë nga familja Shinawatra që e udhëheq vendin, pas hallës Yingluck Shinawatra dhe babait Thaksin Shinawatra. Thaksin është politikani më me ndikim dhe më polarizues në vend.
Paetongtarn fitoi me lehtësi, pasi i mori 319 vota për, që është pothuajse dy të tretat. Ajo nuk ishte e pranishme në seancën e Parlamentit dhe e shikoi atë nga zyrat qendrore të Parisë Pheu të Tajlandës.
Komenti i saj i parë publik pas fitores ishte postimi i një fotografie nga dreka e saja – oriz pule – me mbishkrimin: “Ushqimi i parë pas dëgjimit të votimit”.
Babai i saj, Thaksin, është njëri prej figurave më të njohura politike në vend dhe ishte rrëzuar nga pushteti nga një puç ushtarak më 2006. Ai shihet nga shumë si de fakto lider i partisë Pheu.
Paetongtarn u fut në politikë më 2021 kur partia Pheu njoftoi se ajo do ta udhëhiqte një komision këshillues gjithëpërfshirës. Ajo u emërua kryetare e partisë Pheu vitin e kaluar, pasi u caktua në mesin e tre kandidatëve të partisë për kryeministër të vendit.
Gjatë fushatës zgjedhore, ajo e pranoi e ka lidhje familje me partinë, por nguli këmbë se nuk ishte thjesht përfaqësuese e babait të saj.
“Nuk është hija e babait tim. Unë jam vajza e babait tim, gjithmonë dhe përherë, por unë i marr vendimet vetë”, tha ajo për gazetarë./rel
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...