Një këmbësor ka ndërruar jetë pasi u godit nga një automjet në Gjilan.
Viktima ka humbur jetën pas transportimit në QKUK, ku ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e tij.
Sipas raportit të 24-orësh të policisë, i dyshuari për aksidentin është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje.
“Rr. Idriz Seferi, Gjilan / 15.08.2024-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia në vendkalim të këmbësorëve ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Persona të panjohur hyjnë me forcë në një banesë në Prishtin...
Policia shqiptoi mbi 1300 gjoba në rajonin e Ferizajt brenda...
Protesta e opozitës në Shqipëri – Mbi 1200 policë në g...
Mungon edhe Militao për Brazilin
KQZ mban sot mbledhjen e radhës
Aksident trafiku në Prishtinë, ka të lënduar