Zëvëndësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, tha se kërkesa e Serbisë për informacione për rastin Banjska ishte në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës si dhe me ligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar prandaj edhe u refuzua.
Qorrolli tha se vetëm organet gjyqësore të Kosovës kanë juridiksion t’i gjykojnë çështjet që pretendohet se janë kryer brenda territorit të vendit, teksa kërkoi një hetim ndërkombëtar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
“Kërkesa e Serbisë është ligjërisht e pakuptimtë dhe në kundërshtim me gjithë bazën ligjore dhe kushtetuese të Kosovës sidomos me Ligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në fushën penale. Ne kërkojmë një hetim ndërkombëtar që t’i ndricojë çështjet që kanë ndodhur në Banjskë…”, tha Qorrolli për RTV21.
Lexo edhe:
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...