Krasniqi, Lajçakut: Pse BE ndryshoi qëndrim për urën e Ibrit?

16:31 | 15 Gusht 2024
E.H

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka reaguar të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pasi ky i fundit, deklaroi se Bashkimi Evropian nuk ka ndryshuar qëndrim rreth hapjes së urës së Ibrit.

Krasniqi tha se është e qartë se ka një ndryshim të qëndrimit të BE-së rreth kësaj çështje.

“I dashur Miroslav Lajçak, BE-ja vetëm së fundi ka thënë se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në dialog. Më herët, e ka cekur vazhdimisht se ‘ura duhet të hapet për qarkullimin e automjeteve pa vonesa të mëtutjeshme’, sipas Raportit për Vendin (CR) mes viteve ’18-’22. Është e qartë se ka një ndryshim në qëndrimin e BE-së për të njëjtën çështje. Kështu, do të ishte korrekte t’u thuash njerëzve pse ky ndryshim? Çfarë ka ndryshuar nga viti 2023 për dallim me 2022 për BE-në që të kalojë nga ‘hapja e urës pa vonesa të mëtejshme’ te ‘duhen më shumë bisedime?’”, ka shkruar Krasniqi në platformën X./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme