Rama organizon pritje shtetërore për sportistët e Shqipërisë që kanë qenë pjesë e “Paris2024”

14:06 | 15 Gusht 2024
KRG

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të qeverisë së tij, ka organizuar pritje zyrtare për sportistët e Shqipërisë të cilët kanë qenë pjesë e Lojërave Olimpike “Paris2024”.

“Suksesi historik i Ekipit Olimpik Shqiptar me sportistët Chermen Valiev dhe Islam Duadev në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, fryt i punës së palodhur dhe sakrificës së tyre në radhë të parë, por dhe trajnerëve, federatës, Komitetit Olimpik Shqiptar dhe mbështetjes së qeverisë shqiptare, me sistemin e shpërblimeve për fituesit e medaljeve olimpike dhe trajnerët e tyre që është më i miri në të gjithë rajonin” ka shkruar Rama në Facebook.

Shqipëria arrit të fitojë dy medalje olimpike, ( të bronzta) në sportin e mundjes. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme