Përfundojnë pushimet në atdhe, mërgimtarët po presin deri në tre orë në Merdare

13:35 | 15 Gusht 2024
A B

Mërgimtarët pas përfundimit të pushimeve në Kosovë po kthehen në vendet evropiane, ku punojnë dhe jetojnë.

Gjatë kthimit  ne vendet evropiane, mërgimtarët po përballen me pritje të gjata në Merdarë, raporton Arbresh.info.

Gjatë ditës së enjte në pikën kufitare në Meradrë kanë pritur deri në 3 orë  në kolona.

Mërgimtarja nga Norvegjia për Arbresh.info tha se po presin gjatë, është e lodhshme dhe nxehtë.

“Jemi tu prit që tri orë, është e lodhshme dhe pak zheg, jemi që dy muaj në Kosovë kemi shkuar në pushime e kemi martu qiken e tetës edhe veç atë dasmë e kemi pas”, tha ajo./Arbresh.info/

LEXO EDHE 

“Më ka marrë gjumi dy-tri herë”,  pritjet e gjata në Merdarë të lodhshme për mërgimtarët

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme