Riaktivizohet vatra e zjarrit në malin e Tomorrit, shkak rrymat e fuqishme të erës

12:50 | 15 Gusht 2024
L G

Zjarri në malin e Tomorrit është riaktivizuar këtë të enjtë pasi është favorizuar edhe nga rrymat e fuqishme të erës.

Sipërfaqja ku zjarri është aktiv, ka përbërje shkëmbore dhe është e pjerrët, duke pamundësuar ndërhyrjen e forcave të zjarrfikëses.

E vetmja rrugë pritet të jetë ndërhyrja me helikopterë përmes ajrit për shuarjen e flakëve./euronews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme