Parandalohet kontrabandë me mallra nga Serbia – arrestohet një serb, i dyshuari tjetër ik dhe shkakton disa aksidente

09:54 | 15 Gusht 2024
E.G

Njësia  e  TASK  FORC-së Lindje (e përberë nga  Policia dhe Dogana  e Kosovës), dje kanë vërejtur dy automjete me targa serbe duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

Sipas njoftimit, të dyshuarit janë ndaluar në në Graçanicë ku siç thuhet në njoftim, drejtuesit e automjeteve nuk kanë zbatuar urdhrat e zyrtarëve doganore që ishin me uniformë dhe veturë zyrtare, Shkruan Arbresh.info.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se është arritur të ndalohet vetëm njëri, shtetas serb i moshës 36 vjeçare ndërkaq tjetri është larguar në drejtim të panjohur duke shkaktuar disa aksidente.

“Më 14.08.2024, rreth orës 15:30 në rrugën Dobrosinë-Gjilan,  janë vërejtur dy automjete me targa serbe duke hyre ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Zyrtarët e TASK  FORC-së, kanë njoftuar edhe njësitet tjera përfshirë ato të doganës dhe rreth 16:45, në Graçanicë  automjetet që dyshohej se me to po kryhej kontrabandë me mallra, janë sinjalizuar për ndalje nga zyrtarë të Doganës së Kosovës. Dy drejtuesit e automjeteve nuk kanë zbatuar urdhrat e zyrtarëve doganore që ishin me uniformë dhe veturë zyrtare.  Është arritur të ndalet vetëm njëra veturë me drejtues të dyshuarin V.B., i moshës 36 vjeçar shtetas i Serbisë.  Kurse, automjeti tjetër me drejtues të dyshuarin: F.M., ka arrit të ik në drejtim të pa njohur duke shkaktuar disa aksidente.”, njofton policia.

Në koordinim me organet e drejtësisë janë kontrolluar lokali edhe shtëpia e të dyshuari në Hajvali-Prishtinë, ku është hasur mall (pajisje elektrike) me origjinë serbe, që dyshohet të jetë futur në vendin tonë si kontrabandë.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me  prokurorinë e shtetit i cili ka dalë në vendngjarje dhe ka lëshuar vendim mbi ndalimin e të dyshuarit të arrestuar për 48 orë.”, thuhet mes të tjerash në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme