Hezbollahu lëshon breshëri raketash drejt Izraelit verior

08:38 | 15 Gusht 2024
A B

Hezbollahu ka lëshuar një breshëri raketash “Katyusha” në një kazermë ushtarake izraelite në Beit Hillel të Izraelit verior.

Sipas Hezbollahut, sulmi ishte në hakmarrje ndaj një sulmi izraelit në qytetin libanez të Blida më herët të mërkurën, ku u vra një person, shkruan Al Jazeera.

Sipas ushtrisë së Izraelit, 10 raketa kaluan nga Libani në territorin izraelit. Predhat shpërthyen në zona të hapura dhe nuk shkaktuan lëndime apo dëme./abcnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme