Ndërron jetë në moshën 94-vjeçare aktorja amerikane Gena Rowlands

08:28 | 15 Gusht 2024
A B

Gena Rowlands ka vdekur në moshën 94-vjeçare, raportojnë mediat e huaja. Aktorja amerikane ishte më e njohur për interpretimet në filmat e regjisorit dhe bashkëshortit të saj të parë John Cassavetes.

Rowlands vdiq e rrethuar nga familja në shtëpinë e saj në Indian Wells, Kaliforni, sipas mediave amerikane. Asnjë shkak zyrtar i vdekjes nuk është dhënë për momentin, por djali i saj Nick Cassavetes tha në qershor se nëna e tij kishte qenë duke luftuar me sëmundjen e Alzheimerit për pesë vitet e fundit.

Rowlands luajti në dhjetë nga filmat e Cassavetes dhe ishte e martuar me të për 35 vjet, deri në vdekjen e tij në 1989.

Performanca e saj në filmin e vitit 1974 “A woman Under the Influence”, në të cilin ajo luante rolin e një amvise, shëndeti mendor i së cilës është në krizë, i dha asaj një Golden Globe dhe i pari nga dy nominimet për Oscar për aktoren më të mirë.

E dyta erdhi kur ajo luajti rolin kryesor në filmin “Gloria” të vitit 1980. Djali i saj Nick e drejtoi atë në dramën romantike të vitit 2004 “The Notebook”./abcnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme