KQZ sot mban mbledhjen e radhës

08:09 | 15 Gusht 2024
E.G

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet në ora 10:30, shkruan Arbresh.info.

RENDI I DITËS

1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr.40 dhe 41/2024

3. Aktivitete e Zyrës

1. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores Zgjedhore Nr.07-2024 për Fushatën e Zgjedhjeve Monitorimin e Fushatës së Zgjedhjeve dhe Deklarimin Financiar

2. Shqyrtimi i raportit përfundimtar “Auditimi i raporteve vjetore financiare të subjekteve politike – Pasqyrat financiare të vitit 2023”

4. Raport i Këshillave të KQZ
4.1. Këshilli për Personel

1. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores Nr.13/2024 për shfrytëzimin dhe menaxhimin e automjeteve të KQZ.
2. Informatë lidhur me zbatimin e planit të rekrutimit për vitin 2024.
3. Shqyrtimi dhe aprovimi i listës së kandidateve potencial për anëtar të komisionit të pranimit për pozitën Drejtor i Sekretariatit të KQZ

4.2. Këshilli për Operacione Zgjedhore

1. Shqyrtimi dhe miratimi i video dhe radio spoteve për fushatën informuese për votuesit jashtë Kosovës

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rishikimit të Planit të Punës së KQZ 2024

3. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të realizimit të planit të punës së KQZ për periudhën janar – qershor 2024, për tre mujorin e dytë (T2)

5. Të ndryshme/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme