Google ADS

Rama njofton për një tjetër investim në fushën e energjisë së gjelbërt

08:06 | 15 Gusht 2024
E.G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar për një tjetër investim në fushën e energjisë së gjelbërt.

Ai ka thënë se këto investime do t’i shtohen dita ditës për të garantuar sovranitetin energjitik të vendit dhe përmbushur objektivin strategjik të #Shqipërisë2030 eksportuese neto e energjisë, shkruan Arbresh.info.

“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër investim ndër një seri të tillësh në buqetën e re të energjisë së gjelbërt, që do t’i shtohen dita-ditës fuqisë sonë prodhuese, për të garantuar sovranitetin energjitik të vendit dhe përmbushur objektivin strategjik të #Shqipërisë2030 eksportuese neto e energjisë, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/

Të ngjashme