I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar lidhur me çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Lajçak ka theksuar se pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës ose ka ndryshuar pozicionin e saj janë mashtruese, përcjell Arbresh.info.
“BE-ja ka theksuar vazhdimisht se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës ose ka ndryshuar pozicionin e saj janë çorientuese”, ka shkruar Lajçak në platformën X.
Mes tjerash, ai ka lënë të kuptohet se kjo çështje do të diskutohet në takimin e ardhshëm në Bruksel.
“Imponimi i një vendimi kundër vullnetit të qytetarëve të prekur nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve. Qeverisja e mirë kupton ndjeshmërinë e pakicës. Se si do të zbatohet marrëveshja për hapjen e urës do të diskutojmë në takimin e ardhshëm në Bruksel”, ka shkruar Lajçak./Arbresh.info
The EU has repeatedly stressed that the issue of the Mitrovica bridge must be discussed in the EU-facilitated Dialogue.
Allegations that the EU is against opening the bridge or has changed its position are misleading. (1)— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 14, 2024
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...