Konvertimi i patentë-shoferëve, Elshani: Pas afatit, do të shqiptohen gjoba

22:18 | 14 Gusht 2024
E.H

Edhe për 10 ditë është shtyrë afati për konvertimin e patentë shoferëve.

Rreth këtij procesi, ka dhënë detaje zëvendësdrejtori i Policisë, në Veri, Veton Elshani. Pas përfundimit të kësaj periudhe, Elshani tha se policia do të marrë masa, duke shqiptuar edhe gjoba.

Elshani për rtk-në tha se është një proces, i cili është duke kaluar pa probleme të theksuara.

“Është shtyrë për dy javë çështja e patentë-shoferëve për arsye edhe të interesimit të njerëzve, por edhe për shkak të disa problemeve teknike që ne i kemi hasur gjatë konvertimit apo gjatë aplikimit të këtyre patentë-shoferëve”, tha Elshani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme