Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se në Klinikën Emergjente në raportin gjashtë mujor të punës, 46 mijë e 769 persona kanë marrë shërbime shëndetësore, prej tyre 4 mijë e 770 persona janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme internistike dhe kirurgjike.
ShSKUK bënë të ditur se nga numri i përgjithshëm i personave, mbi 10 mijë janë trajtuar në reanimim, 15 mijë ne shërbimin internistik, 7 mijë e 505 raste kirurgjike, mbi 10 mijë persona në shërbimin ortopedik.
Po ashtu, për këtë periudhë kohore janë kryer 636 operacione në sallat operative dhe mbi 3 mijë raste në sallën e vogël të intervenimeve.
“Përmes investimit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, hapësirat e Klinikës Emergjente i janë nënshtruar një renovimi të tërësishëm, tashmë punimet janë në fazën finale, ku për pacientët dhe stafin do të krijohen kushte shumë më të mira. Poashtu, ShSKUK, ka përmirësuar dukshëm furnizimin me barna dhe material shpenzues, ku me prioritet të lartë është furnizuar Klinika Emergjente”, thuhet në njoftim.
“Kjo klinikë vazhdon të trajtohet me prioritet të lartë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës. Duhet të theksohet se ShSKUK ka marrë masa bashkë me spitalet e përgjithshme, që rastet emergjente që mund të marrin trajtimin në spitalet e përgjithshme, mos të referohen në QKUK”, bënë të ditur ShSKUK./Arbresh.info
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...