Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se ka nxjerrë vendim për ndalimin e importit për kafshë të gjalla të llojit dele, dhi nga shtetet e prekura me sëmundje, Rumania dhe Greqia.
Sipas AUV, kjo u bë duke u bazuar në situatën epidemiologjike të raportuar nga organizata WOAH (Organizata Botërorë për Shëndetin e Kafshëve ) dhe ADIS ( Sistemi i lajmërimit të sëmundjeve të kafshëve në BE), për shpërthimin e sëmundjes Mortaja e ruminantëve të vegjël (Dele, Dhi), përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Ndalohet importi i kafshëve të gjalla dele, dhi nga shtetet e Rumanisë dhe Greqisë
Duke u bazuar ne situatën epidemiologjike të raportuar nga organizata WOAH (Organizata Botërorë për Shëndetin e Kafshëve ) dhe ADIS ( Sistemi i lajmërimit të sëmundjeve të kafshëve në BE), për shpërthimin e sëmundjes Mortaja e ruminantëve të vegjël ( Dele, Dhi) Agjencia e ushqimit dhe Veterinarisë sot, ka nxjerrë vendim për ndalimin e importit për kafshë të gjalla të llojit Dele, Dhi nga shtetet e prekura me sëmundje, Rumani dhe Greqi. Nga zonat e caktuara të këtyre shteteve si regjione të prekura me ketë sëmundje ndalohet importi edhe i kafshëve të llojit gjedhë. Kjo për të penguar ose moslejuar përhapjen e kësaj sëmundje. Kurse nga zonat e lira kafshët e llojit gjedhë lejohet importi në territorin e Republikës se Kosovës.
Masat parandaluese për të penguar përhapjen e sëmundjes janë të vendosura nga autoritete kompetente të këtyre dy shteteve. Ata nuk lëshojnë dokumente apo certifikata mbi gjendjen shëndetësore për kafshët e fermave nga zonat e prekura. Ne si autoritet vendimin e kemi nxjerrë duke u bazuar në praktikat ndërkombëtare të tregtimit të kafshëve të gjalla mes vendeve. Kjo si masë shtesë për të forcuar kontrollin në pikat kufitare për parandalimin e hyrjes se kafshëve të infektuara. Gjithmonë duke respektuar rregullat nacionale të legjislacionit në fuqi.
Fermerët mbajtës të deleve dhe dhive udhëzohen të ngrisin masat biosigurisë në ferma. Për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të raportojnë tek veterinari.
Konsumatorët nuk kanë nevojë të shqetësohen, sëmundja është e karakterit ekonomik, Sëmundja nuk përhapet tek njerëzit./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...