Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga në Pogradec.
Rama me anë të një postimi në “X”, ka deklaruar se Policia e Shtetit dhe Urgjenca Kombëtare kanë dhënë publikisht provat se kanë reaguar në kohë rekord ndaj ngjarjes.
Rama u ndal dhe te vendimi i dhënë nga Prokuroria mbi autorin e vrasjes së 42-vjeçarit, Denis Meçi i akuzuar për “Vrasje nga Pakujdesia”, duke sqaruar se autori u arrestua nga policia për “Vrasje me Dashje”.
Për kryeministrit, akuza e ngritur nga prokuroria është e pakuptueshme për këdo që ka ndjekur dinamikën e ngjarjes.
“Sot Policia e Shtetit dhe Urgjenca Kombëtare dhanë publikisht provat që hedhin poshtë agresionin e neveritshëm ndaj tyre lidhur me ngjarjen tragjike të Pogradecit, ku policia u akuzua pa asnjë bazë sikur tentoi të fshihte ngjarjen, ndërsa urgjenca sikur u vonua tejmase në dhënien e ndihmës për viktimën. Në fakt të gjitha provat tregojnë e dokumentuara, qoftë të operacionit policor e qoftë të sistemit elektronik të Urgjencës Kombëtare tregojnë, se Policia e arrestoi në kohë rekord autorin për “Vrasje me dashje” dhe Urgjenca iu përgjigj në 7 minuta thirrjes për ndihmë!
“Vrasja nga pakujdesia” e ngritur si akuzë nga Prokuroria, e cila tingëllon e pakuptueshme për këdo që është njohur me dinamikën e kësaj ngjarjeje tragjike, nuk ka asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me punonjësit e urgjencës, të cilët e kanë kryer detyrën me profesionalizëm dhe integritet të plotë ligjor e moral. Ky është edhe konkluzioni i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, e cila është angazhuar nga Ministria e Brendshme, menjëherë pas daljes së pretendimeve apo fabrikimeve mbi rrjedhën e ngjarjes, duke kryer kontrollin e të gjitha hapave të operacionit për kapjen e autorit të vrasjes”, shkroi Rama në rrjetin social X.
Rama ka bërë thirrje për këdo që dëshiron informim të përgjegjshëm që t’u referohen dokumenteve të policisë dhe shërbimit të urgjencës.
Ai kërkoi të mos luhet me tragjedi të tilla për motive politike, mediatike apo jonjerëzore.
Vrasja e Progës ndodhi pasditen e 11 gushtit, dhe fillimisht u raportua si aksident ku Egli Porga pas konsumimit të një sasie të konsiderueshme alkooli ka rënë në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Por pas punës intensive të policisë, u arrit të zbardhej e vërteta.
“Vrasje nga pakujdesia” ishte masa e sigurisë e vendosur nga Gjykata e Korçës për Denis Meçen, autorin e vrasjes së 42-vjeçarit në Pogradec Egli Progës. Po ashtu, Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për 40-vjeçarin Voltan Shulku, 55-vjeçarin Arian Manellari dhe 47-vjeçarin Leonidha Guçe të akuzuar për “Moskallëzim krimi”./rtsh.al
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...