Gjatë javëve në vijim, Ministria e Ekonomisë dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë do të hapin thirrje për subvencione direkte për të ndihmuar familjet që të investojnë në ngritje të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e banesat e tyre.
Kështu bëri të ditur, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anë të një videomesazhi në Facebook.
“Përmes këtyre masave synojmë t’i përkrahim 1 mijë e 300 qytetarë për të bërë investime të cilat rrisin efiçiencën energjetike të shtëpive sikurse izolimi apo ndërrimi i dritareve; dhe 5, 000 familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje si: kalda e studa me biomasë, kondicionerë efiçientë e pompa termike”, ka thënë Kurti.
Tutje, ai ka ndarë linqet për të mësuar më shumë informata./Arbresh.info/
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane