Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar zyrtarisht ndërmarrjen e procedurave hetimore mbi hetimin e vdekjes së 30 vjeçares nga Malisheva, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e neglizhencës dhe trajtimit jo-adekuat të saj nga mjekët e Spitalit Amerikan në Prishtinë.
30 vjeçarja A.M.-D., nga Komuna e Malishevës humbi jetën në QKUK, të premten e 2 gushtit 2024, ku ishte shtruar në gjendje kritike. Deri te vdekja e saj po dyshohet se erdhi si pasojë e trajtimit jo-adekuat nga mjekët e Spitali Amerikan në Prishtinë ku e reja kishte trajtuar problemet me veshkat dhe kishte pasur dy ndërhyrje.
Rastin ndaj Spitalit Amerikan e ka hapur familja e viktimës, ditën kur ajo vdiq. Më shumë se një javë pas, të martën, Prokuroria e Shtetit janë deklaruar zyrtarisht rreth hetimit.
Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, bëjnë të ditur se prokurori i shtetit ka urdhëruar autopsinë e të ndjerës e cila – siç ka raportuar gazeta online Reporteri.net më 5 gusht 2024 – ka përfunduar të hënën e javës që shkoi dhe trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për varrosjen e 30 vjeçares në të njëjtën ditë, në vendlindjen e saj, në fshatin Llozicë të Malishevës.
“Ju njoftojmë se ditën kur është raportuar rasti në fjalë, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhëresë për autopsi për trupin e pa jetë, e po ashtu, ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim të ndriçimit të të gjitha rrethanave të kësaj vdekjeje”, bëri të ditur të martën, zëdhënësja Laureta Ulaj.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka iniciuar rast dhe është duke e trajtuar. Jemi në pritje të raportit të autopsisë, si dhe të rezultateve nga hetimi, prandaj në këtë fazë nuk mund të ndajmë më Ju informata të detajuara”, thuhet tutje në konfirmimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Hetimi në fjalë siç ka marrë vesh gazeta online Reporteri.net është duke u trajtuar si “hetim mbi vdekjen” dhe me të po merret një prokuror nga departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Spitali Amerikan në Prishtinë nuk kanë kthyer përgjigje.
Nga ana tjetër, siç familjarët i kanë treguan gazetës online Reporteri.net, e ndjera 30 vjeçare kishte kryer dy operacione në veshka në Spitalin Amerikan në Prishtinë. Një në muajin maj e tjetrin në qershor të këtij viti. Operimi i dytë, sipas tyre ka shkuar keq, gjë që nga atëherë, familja pretendon edhe në kallximin e tyre penal në polici, të rejës veç i është përkeqësuar gjendja çdo ditë e më shumë, shkaku i trajtimit jo adekuat dhe mos ofrimi i ndihmës mjekësore nga mjekët dhe stafi i Spitalit Amerikan në Prishtinë.
Gjatë muajit korrik, viktima ishte duke u trajtuar në dializë në QKUK, ku edhe vdiq më 2 gusht 2024.
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor