Vjeshta e vitit 2024 pritet të jetë e thatë dhe me temperatura të larta.
Menaxheri i Departamentit Meteorologjik në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Sherif Gosalci për Arbresh.info tha se muaji shtator, tetor, nëntor do të jetë me temperatura mbi mesatare të kalkuluara më herët.
Sipas tij, viti 2024 do të jetë viti më i ngrohtë, i matur ndonjëherë.
Ndryshe, në vendin tonë po mbizotërojnë temperaturat e larta.
Gosalci theksoi se temperaturat sot pritet të arrijnë deri në 39 gradë.
Ndërkaq, ulje të temperaturave parashikoi se do të ketë javën tjetër ku tha se mund të ketë edhe reshje shiu.
Lidhur me këto temperature, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për kufizim të orarit të punës.
Kryeministri Albin Kurti u bëri thirrje institucioneve publike dhe bizneseve private për respektim të rekomandimeve të MSh-së/Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...