Google ADS

Qeveria ndan 4 milionë euro për Trepçën

11:22 | 14 Gusht 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike do të ndajnë 12.3 milionë euro për shëndetësinë, arsimin dhe ndërmarrjet publike.

Ai tha se për Trepçën do t’i ndajnë 4 milionë euro në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale, shkruan Arbresh.info.

“Për ndërmarrjet publike 4 milionë euro, dedikuar për mbështetjen ndaj Trepçës në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur të sigurojë pagat nga xehja e nxjerr. Duket se ka tepër shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”, tha Kurti.

Tutje, kryeministri bëri të ditur se 1.7 milion euro do të ndahen për blerjen e pajisjeve të reja dhe funksionalizimit të poliklinikës në Podujevë, ndërkohë 6.5 milionë euro për të kompletuar shumën e nevojshme për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

“Përkushtimi ynë në sigurimin e arsimit të barabartë dhe të qasshëm për të gjithë, është i palëkundur”, u shpreh Kurti./Arbresh.info/

Të ngjashme